Gjendet një mjet i pashpërthyer në Dragash

Një mjet i pashpërthyer është gjendur në Dragash nga njësia për deminim e FSK-së paraditën e së hënës.

Lajme

26/04/2022 09:04

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh i Policisë së Kosovës, duke thënë se informacionin e kanë marrë nga një qytetar, shkruan lajmi.net.

“Dragash, 25.04.2022-11:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në një fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen dhe asgjësimin e mjetit shpërthyes”, thuhet në raport. /Lajmi.net/