Gjendet një granatahedhës me predhë brenda saj në Gjilan
Në fshatin Llashticë të Gjilanit gjatë ditës së enjte është gjetur një granatahedhës me një predhë brenda saj. Sipas policisë, ky mjet shpërthyes u gjet nga një burrë i cili ishte duke kryer punime me ekskavator në një deponi të mbeturinave. Sakaq, njësia e Policisë së Kosovës për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të…

Lajme
Në fshatin Llashticë të Gjilanit gjatë ditës së enjte është gjetur një granatahedhës me një predhë brenda saj.
Sipas policisë, ky mjet shpërthyes u gjet nga një burrë i cili ishte duke kryer punime me ekskavator në një deponi të mbeturinave.
Sakaq, njësia e Policisë së Kosovës për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj. Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.