Gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj që ishte zhdukur më 17 gusht
Hamëz Ismaili, 80 vjeç, nga Ferizaj, është gjetur në Tiranë, pasi ishte raportuar i humbur më 17 gusht. Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim bën të ditur se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e Hamëz Ismaili, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili…
Lajme
Hamëz Ismaili, 80 vjeç, nga Ferizaj, është gjetur në Tiranë, pasi ishte raportuar i humbur më 17 gusht.
Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim bën të ditur se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e Hamëz Ismaili, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.
“Hamëz Ismaili është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital”, thuhet në njoftim.
Shoqata shprehu shpresën që gjendja e tij të komunikojë sa më shpejt dhe 80-vjeçari të kthehet pranë familjes.
“Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e Hamëz Ismailit”, thuhet në njoftim.