Gjendet në rrugë pa shenja jete një 74 vjeçar në Ferizaj
Një 74 vjeçar është gjetur sot i shtrirë në tokë pa ndjenja në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se bashkë me emergjencën kanë dal në vendngjarje dhe sipas mjekut, viktima ka ndërruar jetë aty si pasojë e një…

Lajme
Një 74 vjeçar është gjetur sot i shtrirë në tokë pa ndjenja në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se bashkë me emergjencën kanë dal në vendngjarje dhe sipas mjekut, viktima ka ndërruar jetë aty si pasojë e një vdekjeje natyrale.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore. Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç”, ka thënë Veseli për lajmi.net.