Gjendet në Prishtinë vajza që sot u raportua e zhdukur
Policia e Kosovës ka gjetur vajzën e mitur të raportuar si të zhdukur nga prindi i saj. Ajo është gjetur sot rrugës për Gërmi në Prishtinë.
Lajme
E njëjta i ka disa lëndime trupore të cilat nuk dihet se si i janë shkaktuar, mirëpo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Vajza është e moshës së mitur dhe është gjetur sot në rrugët e parkut të Gërmisë, policia do të merret më tutje me hetimet dhe rrethanat e zhdukjes. Vajza është nga Fushë Kosova”, tha Krasniqi për lajmi.net
Policia po merret me këtë rast. /Lajmi.net/