Gjendet mjet i pashpërthyer në “Parku i Lirisë” në Ferizaj, ndërhyn KFOR-i

Një qytetar ka raportuar të shtunën pasdite për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Parkun e Lirisë, në rrugën “Brahim Ademi” të Ferizajt. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe njësiti i deminimit i KFOR-it (EOD), të cilët kanë tërhequr mjetin e pashpërthyer. Rasti po trajtohet,…

Lajme

10/08/2025 09:27

Një qytetar ka raportuar të shtunën pasdite për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Parkun e Lirisë, në rrugën “Brahim Ademi” të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe njësiti i deminimit i KFOR-it (EOD), të cilët kanë tërhequr mjetin e pashpërthyer.

Rasti po trajtohet, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.