Gjendet mish i freskët pa dokumentacion dhe në kushte që janë në kundërshtim me ligjin në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Pas intervistimit, me vendim të…

Lajme

24/02/2026 08:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/