Gjendet i vdekur një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Rastin e ka konfirmuar prokurori, Ersan Qavolli. “Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa unë e kam lëshuar urdhrin për autopsi, policia është autorizuar për të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme”, tha Qavolli.
