Gjendet i vdekur një person në Obiliq, Policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Një person është gjetur i vdekur në tokë në fshatin Mirash të Obiliqit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Mirash, Obiliq 12.08.2024 – NN. Pas marrjes së një informate për një person të…

Lajme

13/08/2024 09:56

Një person është gjetur i vdekur në tokë në fshatin Mirash të Obiliqit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Mirash, Obiliq 12.08.2024 – NN. Pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.