Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në Llapçevë të Malishevës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj. Elezaj, ka thënë se viktima fillimisht ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti është dërguar në QKMF Malishevë, ku dhe është konstatuar…

Lajme

27/10/2025 22:26

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në Llapçevë të Malishevës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj.

Elezaj, ka thënë se viktima fillimisht ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti është dërguar në QKMF Malishevë, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

“Sot rreth orës 07:20, në fshatin Llapçevë-Malishevë, është gjetur në rrugë një person mashkull i moshës madhore në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Viktima është dërguar në QKMF Malishevë, ku edhe ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/