Gjendet i varur një 58 vjeçar në Gjakovë

Mbrëmë rreth orës 23:00, është gjetur një person i varur në një lokal në Gjakovë. Personi në fjalë është i gjinisë mashkullore rreth 60 vjet. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Krist Gjokaj. “Mbrëmë rreth orës 23:00, është lajmëruar nga bashkëshortja e vet si i zhdukur më pas është gjetur…

Lajme

03/05/2018 09:31

Mbrëmë rreth orës 23:00, është gjetur një person i varur në një lokal në Gjakovë.

Personi në fjalë është i gjinisë mashkullore rreth 60 vjet. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Krist Gjokaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, është lajmëruar nga bashkëshortja e vet si i zhdukur më pas është gjetur në një lokalin e tij privat në rrugën “Ismail Qemali”. Është person i gjinisë mashkullore i moshës 58 vjeçar”, ka thënë Gjokaj.

Sipas tij, policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Lajmi.net/