Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast vdekjeje të raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë të Jugut.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Sipas tij, rreth orës 05:30 është pranuar informacioni se një person i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeç, është gjetur pa shenja jete, ku theksoi se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” ka deklaruar Zahiti për lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim. /Lajmi.net/