Gjenden pesë emigrantë në rimorkio të kamionit në Ferizaj, tre prej tyre 17-vjeç
Policia e Kosovës në Ferizaj ka hasur në pesë emigrantë në një rimorkio të një kamioni me targa vendore. Sipas policisë, informata është pranuar nga Terminali Doganor, teksa pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantët. “Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18…

Lajme
Policia e Kosovës në Ferizaj ka hasur në pesë emigrantë në një rimorkio të një kamioni me targa vendore.
Sipas policisë, informata është pranuar nga Terminali Doganor, teksa pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantët.
“Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia tha se në lidhje me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët i kanë marrë në trajtim të mëtejmë të dyshuarit dhe drejtuesin e kamionit, B.B., 38-vjeç.