Gjenden dy granata dore në Suharekë

Dy granata dore raportohet të jenë gjetur dje në Suharekë. Policia deklaroi se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një…

Lajme

14/10/2024 09:06

Dy granata dore raportohet të jenë gjetur dje në Suharekë.

Policia deklaroi se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, granatë dore.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre./Lajmi.net/