Gjenden bizhuteri e ora të shtrenjta të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës, konfiskohet mallrat
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganorë kanë identifikuar dhe zbuluar mallra të pa deklaruara tek dy pasagjerë. Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të bagazhit, është gjetur me 16.7 kg bizhuteritë të llojeve të ndryshme. Rasti i…
Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganorë kanë identifikuar dhe zbuluar mallra të pa deklaruara tek dy pasagjerë.
Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të bagazhit, është gjetur me 16.7 kg bizhuteritë të llojeve të ndryshme.
Rasti i dytë: Një pasagjer me pasaportë të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të valixhes, është gjetur me dy ora dore, të cilat sipas vlerësimit të oficerëve doganorë, janë ora të shtrenjta dhe të pa deklaruara. Orët janë të reja dhe ndodhen ende në paketat e tyre origjinale.
“Dogana e Kosovës vazhdon të intensifikojë kontrollin dhe mbikëqyrjen në të gjitha pikat kufitare, duke shprehur angazhimin e saj të plotë për të parandaluar çdo formë të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mallrat janë konfiskuara dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar procedurat doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: