Gjenden 3.5 kg marihuanë në një veturë të braktisur në Drenas
Në rrugën “Ajet Rukiqi” në Drenas është raportuar për një veturë të braktisur, brenda së cilës policia ka gjetur dhe konfiskuar 3.5 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar të jetë marihuanë. Autoritetet kanë njoftuar prokurorin për rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Raporti i plotë: Rr.…
Lajme
Në rrugën “Ajet Rukiqi” në Drenas është raportuar për një veturë të braktisur, brenda së cilës policia ka gjetur dhe konfiskuar 3.5 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar të jetë marihuanë.
Autoritetet kanë njoftuar prokurorin për rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Raporti i plotë:
- Rr. Ajet Rukiqi, Gllogoc 05.12.2025 – NN. Raportohet se në një veturë të braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 3.5 kg. substancë narkotike dyshohet e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./lajmi.net/