Gjella me perime – Receta e ditëve të ftohta
Kjo është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.
Lifestyle
Gjellërat janë pjatat më të mira e shije plota sidomos për stinën e dimrit, transmeton lajmi.net.
Ne iu përcjellim më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së një gjelle dimërore me shije të mrekullueshme, ideale për ditët e ftohta.
Në Shqipëri, kjo recetë është përdorur prej dekadash nga amvisat shqiptare duke u shndërruar në një pjatë tipike edhe të kuzhinës sonë.
Kjo është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.
Kjo pjatë është fantastike kur konsumohet e ngrohtë, ka një aromë fantastike që të ndjell shqisën e shijes dhe shoqërohet mjaft mirë me sallatat të freskëta të stinës, bukë të thekur apo byrekë të ndryshëm.
Përbërësit
500 gr tul mish viçi
4 lugë vaj ulliri
1 kokërr qepë
Pjesa e bardhë e dy preshve
Një lugë gjelle salcë domate
4 kokrra mesatare patate
4 karrota
Një tufë majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja
Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.
Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjel dhe vijon të kaurdiset derisa të skuqen mirë.
Më pas i hidhet salca e domates, një gjethe dafine, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.
Lihet në zjarr sa të marrë një valë.
Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe preshi duke i prerë në kubikë jo shumë të vegjël i kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan e më pas i shtojmë në tenxheren kur po zien mishi.
Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash patatet e më pas preshin e prerë në rrathë 1 cm.
Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të ziejë dhe të mbetet jo shumë e lëngshme.
Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë dhe piperi të zi sipas dëshirës.
Serviret e ngrohtë dhe me bukë të thekur. /Lajmi.net/