Gjatë këtij viti në QKUK rikonstruktuan gjirin 70 gra
Shërbimi Spitalor Klinik Universitare ka njoftuar se gjatë këtij viti në QKUK e kanë rikonstruktuar gjirin 70 gra. Sipas këtij njoftimi, këto operacione janë përkrahur edhe nga Klinika e Anesteziologjisë dhe profilet e tjera infermierore që po ashtu kanë dhënë kontribut të çmuar. “Stafi mjekësor ka përdorur disa opsione për rikonstruksionin e gjirit, duke përfshirë…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitare ka njoftuar se gjatë këtij viti në QKUK e kanë rikonstruktuar gjirin 70 gra.
Sipas këtij njoftimi, këto operacione janë përkrahur edhe nga Klinika e Anesteziologjisë dhe profilet e tjera infermierore që po ashtu kanë dhënë kontribut të çmuar.
“Stafi mjekësor ka përdorur disa opsione për rikonstruksionin e gjirit, duke përfshirë përdorimin e implanteve, transplantimin e indeve të vetë pacientit (si përdorimi i indeve nga barku ose shpina), dhe kombinime të metodave. Zgjedhja e teknikës varet nga nevojat dhe preferencat e pacientit, gjendja e indeve pas trajtimeve të mëparshme dhe faktorë të tjerë mjekësorë.
Përmes këtyre është arritur suksesi estetik dhe funksional, meqë përmes e konstruksionit modern synohet të sigurohet një pamje natyrale dhe të ruhet ndjeshmëria e lëkurës sa më shumë të jetë e mundur. Një rezultat estetik i kënaqshëm dhe simetria mes gjirit të rikonstruktuar dhe gjirit natyral është një masë e rëndësishme e suksesit”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe kujdesin post-operativ kanë ulur shkallën e komplikimeve në mënyrë të ndjeshme.
Pajisjet e nevojshme dhe materiali janë siguruar nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook: