Gjasula: Keqardhje për humbjen, kam besim për të ardhmen

Klaus Gjasula është shprehur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Turqisë.

Sport

11/10/2019 23:06

Kombëtarja shqiptare pësoi humbje në Stamboll, por dha një paraqitje mjaft të mirë për 90 minuta.

Gjasula është shprehur i kënaqur me paraqitjen, por jo edhe me rezultatin përfundimtar, që u vendos nga një gabim i portierit.

Keqardhje?

“Po, shumë gjynah. Nuk kishim fat. Mund të shënonim, por Turqia është lart në tabelë. Patën fat.”

Shumë mundësi dhe nuk shënuam…

“Kështu është futbolli. Ka shumë ndeshje që ecin kështu, dhe kundërshtari ka shumë raste, dhe mund të shënojmë ne me një rast. Duhet të ngrejmë kokën. Tani kemi Moldavinë, dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.”

Kjo lojë e mirë, mund të jetë start për një të ardhme më të mirë?

“Unë besoj se po” tha Gjasula. /Lajmi.net/