Musliu: Në aksionin në veri u pa i maskuar Aleksandër Bozhoviq, shok i grupit terrorist të Radoiçiqit

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se në aksionin e Policisë të së hënës në veri, është parë Aleksandër Bozhoviq, shok me strukturat terroriste të të kërkuarit të INTERPOL-it, Milan Radojiçiq. Ai knë një postim në X ka thënë se edhe dy vjet më parë, para sulmit në Banjskë të Zveçanit, në rrugët…

Lajme

21/05/2024 20:35

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se në aksionin e Policisë të së hënës në veri, është parë Aleksandër Bozhoviq, shok me strukturat terroriste të të kërkuarit të INTERPOL-it, Milan Radojiçiq.

Ai knë një postim në X ka thënë se edhe dy vjet më parë, para sulmit në Banjskë të Zveçanit, në rrugët e veriut janë parë serbë të maskuar.

“Dy vjet para sulmit terrorist në #Banjska, në rrugët e veriut të #Kosovës, një numër i madh i #Serbëve të maskuar janë regjistruar gjatë protestave! Sipas hulumtimit të OSINT nga@iskhoctopus, personi i maskuar është Aleksandar Bozovic, një shok me një pjesë të strukturave #terroriste të udhëhequra nga Milan #Radojicic (KËRKOHET NGA @Interpol)”, ka shkruar ai.

Gjatë aksionit të së hënës, autoritetet në Kosovë i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.