Gjashtë ndeshjet e fundit të javës së parë në Ligë të Kampionëve: Barcelona e Man City shënojn fitore – shkëlqen Rashford

Ka përfunduar xhiroja e parë e Ligës së Kampionëve për sezonin e ri. Sot u zhvilluan gjashtë ndeshjet e fundit që dhuruan spektakël e shumë gola, shkruan lajmi.net. Ndeshja më interesante ishte ajo mes Newcastle dhe Barcelonës, ku fitues dolën spanjollët me rezultat 1:2. Dy golat e Barcelonës i shënoi transferimi i verës, Marcus Rashford,…

Sport

18/09/2025 23:14

Ka përfunduar xhiroja e parë e Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.

Sot u zhvilluan gjashtë ndeshjet e fundit që dhuruan spektakël e shumë gola, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Newcastle dhe Barcelonës, ku fitues dolën spanjollët me rezultat 1:2.

Dy golat e Barcelonës i shënoi transferimi i verës, Marcus Rashford, kurse për anglezët shënoi Gordon.

Man City nuk gaboi kundër Napolit. Ekipi i Pep Guardiolas fitoi me rezultat 2:0. Golat u shënuan nga Erling Haaland dhe Jeremy Doku.

Më poshtë keni rezultatet e të gjitha ndeshjeve: