Gjashtë banorët e mbetur luftojnë për t’u shpallur dy finalistët e fundit të BBVA 4, pas Rozanës dhe Laertit

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, që do të mbahet më 19 prill, do të ketë gjithsej katër finalistë. Këtë e ka bërë të ditur vetë prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, gjatë transmetimit të fundit të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri. Dy finalistët e parë, tashmë të konfirmuar nga publiku,…

ShowBiz

09/04/2025 08:32

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, që do të mbahet më 19 prill, do të ketë gjithsej katër finalistë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, gjatë transmetimit të fundit të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri.

Dy finalistët e parë, tashmë të konfirmuar nga publiku, janë aktori i njohur Laert Vasili dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi.

Ndërkohë, gjashtë banorët e mbetur në shtëpi – Danja, Jozi, Egli, Gerta, Gjesti dhe Loredana – janë të gjithë në nominim. Nga ky televotim i ri, vetëm dy prej tyre do të sigurojnë biletën e shumëpritur për të qenë pjesë e finales së madhe.

Emrat e dy finalistëve të fundit do të bëhen të ditur gjatë spektaklit të së shtunës, që pritet me interes të madh nga publiku.

Kështu, gara po shkon drejt fundit me ritme të shpejta dhe atmosfera në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, teksa secili nga banorët ëndërron ta mbajë trofeun në dorë.