“Gjaku i Kastriotit”nga Shkodran Tolaj, dedikim jubileut të Kosovës
Sonte u publikua projekti “Gjaku i Kastriotit” nga këngëtari Shkodran Tolaj.

ShowBiz
Projekti “Gjaku i Kastriotit” ka mbledhur toskë e gegë, muslimanë e katolikë, veriorë e jugorë duke krijuar kolorit veshjesh e pamjesh të jashtëzakonshme që priten të vinë bashkë me krijimin e ri muzikor.
Kwnga mban tekstin e Gjokw Becit, muzikwn e Pwrparim Tomçini, okrestimin e Ardian Kastratit dhe klipin nga Mproduction.
Shkodran Tolaj ka arritur të bëjë bashkë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare: ansamblin “Emin Duraku” Shkup, “Xheladin Zeqiri” Tetovë , “Dedë Gjon Luli” Tuz, ansamblin autokton “Rugova” Dukagjin, “Kemajl Azizi” Viti, “Ardhmëria” e Gjakovës dhe Tropojës.
Art në vehte paraqesin loja e vallëtarit të parë të ansamblit “Shota” Besnik Graicevcin dhe Afrim Alshiqin si dhe mjeshtrit të ciftelisë Fatmir Makolli.
Xhirimet bëhet e ditur se janë kryer në sheshin e kryeqytetit me prezencë të qindra qytetarëve dhe në zonën e vecantë të quajtur “Guri I plakës”. /Lajmi.net/
