Gjakovë, 31 pacientë me COVID-19 të shtruar në spital

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 31 pacientë me Covid-19 pozitivë.

Lajme

10/07/2020 09:51

Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar, në repartin infektiv janë të hospitalizuar 42 pacientë.

Prej tyre, 31 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, nga këta 8 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.

Në pritje të rezultati të testit janë edhe 11 pacientë. /Lajmi.net/