Gjakova shkon në balotazh: Ardian Gjini (AAK) përballet me Ardian Golën (VV)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025. Në Komunën e Gjakovës, gara për kryetar do të vendoset në balotazh mes Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Golës të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Sipas rezultateve zyrtare të raundit të parë: Ardian…

Lajme

25/10/2025 20:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Në Komunën e Gjakovës, gara për kryetar do të vendoset në balotazh mes Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Golës të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Sipas rezultateve zyrtare të raundit të parë:

  • Ardian Gjini (AAK) ka marrë 19,974 vota (47.53%)

  • Ardian Gola (VV) ka marrë 13,403 vota (31.89%)

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Gjakovë do të mbahet më 9 nëntor, kur qytetarët do të vendosin se kush do ta udhëheqë komunën për katër vitet e ardhshme./lajmi.net/