Gjakova nderon me çmim Ledri Vulën e shumë personazhe të njohura të shoubizit

Gjakova ka nderuar disa prej emrave të njohur të botës së artit dhe muzikës.

ShowBiz

13/06/2019 23:03

Ledri Vula, Lorik Cana dhe Edi Kastrati janë disa prej emrave të njohur që kanë marrë çmimin “Nderi i Gjakovës”, shkruan lajmi.net.

Në një ceremoni të organizuar në Gjakovë, ku morën pjesë emra të njohur të botës së shoubizit, u ndanë edhe çmimet e nderit.

Aktori Edi Kastrati është ndër personazhet që mori këtë çmim, ai ndau me ndjekësit disa imazhe bashkë me Ledri Vulën, Lorik Canën; e shumë të tjerë që u nderuan në këtë ceremoni.

“I nderuar kryetar Ardian Gjini,në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen. Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë”, ka shkruar Edi Kastrati. /Lajmi.net/