Giroud: Transferimi i Werner te Chelsea më motivon

Olivier Giroud ka komentuar transferimin e Werner te Chelsea.

Sport

19/06/2020 16:06

Ylli francez, Giroud, ka komentuar transferimin e Timo Werner te skuadra e Chelsea.

Sulmuesi nuk sheh diçka të keqe nga kjo, përkundrazi, lojtari beson se kjo do të shtojë motivimin për të fituar pozitën në formacionin startues.

“Ai (Werner) do të jetë një lëvizje e mirë për ne dhe do të ofrojë shumë motivim për lojtarët”, ka thënë Giroud, transmeton lajmi.net.

“Unë kam qenë zëvendësim i mirë, por dua të bëj që zgjedhja e Lampard të jetë edhe më e vështirë”, ishin fjalët e francezit.

Werner u zyrtarizua te Chelsea së fundmi, duke konfirmuar kështu spekulimet që zinin vend tash e disa javë. /Lajmi.net/