Giroud pas golit vendimtar ndaj Napolit: Përpiqem të jem në vendin dhe kohën e duhur

Pas fitores minimale 1:0 të Milanit ndaj Napolit, sulmuesi Olivier Giroud tha se përpiqet të jetë në kohën dhe vendin e duhur për ‘Rossonerët’.

Sport

07/03/2022 11:01

Milani arrit një fitore mjaft të rëndësishme në garën për titull. Pas ndeshjes foli edhe sulmuesi i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje, Giroud. Ai tha se janë pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për Scudetto.

Francezi gjithashtu tha se ishte shumë e rëndësishme të merrnin pikët e plota në këtë takim dhe se Milani e meritoi fitoren.

“Nuk ishte vendimtare, por ende e rëndësishme për të marrë fitoren. E nisëm shumë mirë dhe me shumë energji, me vendosmërinë për të luajtur futbollin tonë. Ne ishin të përqendruar deri në fund, kështu që ishte një fitore e merituar”, ishin fjalët e Giroud.

Giroud u shpreh tutje se tenton të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola të rëndësishëm.

“Përpiqem të jem në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha francezi, përcjell lajmi.net.

Kur u pyet se a do ta fitojë Milani titullin e Seria A, sulmuesi u shpreh:

”Sigurisht, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, janë tri pikë që ndajnë tri skuadrat. Ne jemi ambiciozë dhe do vazhdojmë përpara”, vazhdoi tutje ai.

Pas fitores së Milanit në ndeshjen e fundit ata janë në pozitën e parë me 60 pikë, dy pikë më shumë se Interi, por ekipi i Simone Inzaghit kanë një ndeshje më pak. /Lajmi.net/