Giannis Antetokounmpo MVP i NBA për sezonin e dytë radhazi
Giannis Antetokounmpo është MVP i këtij sezoni.

Sport
Mungon njoftimi nga faqja zyrtare e NBA, por Adrian Wojnarowski bën të ditur se Giannis ANtetokounmpo ka siguruar votat e duhura për çmimin MVP.
MVP, çmimi për lojtarin më të mirë të sezonit, fut në kalkulim vetëm paraqitjet që regjistrohen gjatë sezonit të rregullt.
Në garë me Antetokounmpo ishte edhe LeBron James, i cili tashmë po vazhdon magjinë e tij edhe në fazën ‘Play Off’, ku Antetokounmpo dështoi.
Antetokounmpo kujtojmë të ketë fituar këtë sezon edhe çmimin për lojtarin më të mirë defensiv të sezonit.
Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i NBA për MVP e dytë radhazi të Antetokounmpo, ‘Bishës Greke’. /Lajmi.net/