Gëzohet Sarri, treshja e Juventus rikthehet për ndeshjen ndaj Udinese
Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka pranuar një lajm të madh para ndeshjes kundër Udinese.
Sport
Treshja e ‘Zonjës së vjetër’, Matthijs de Ligt, Douglas Costa dhe Rodrigo Bentancur do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Udinese, përcjell lajmi.net.
Tre lojtarët janë stërvitur me 100% të tyre para ndeshjes që skuadra e luan në ‘Allianz Stadium’, gjatë së dielës.
Bentancur pësonte një dëmtim në humbjen 3:1 gjatë vikendit të kaluar ndaj Lazio, kurse Costa ka munguar për një pjesë të madhe të sezonit.
Në anën tjetër, Aaron Ramsey ka punuar i veçuar nga grupi, duke mos qenë në dispozicion për duelin e radhës.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e Sarri për formacionin e Juventus, në ndeshjen ndaj Udinese. Fitorja është gjëja e vetme në kokën e trajnerit italian, pas gabimit në javën e kaluar. /Lajmi.net/