Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë

Getoar Mjeku do të vazhdojë të jetë zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë edhe në këtë mandat qeverisës. Ai u emërua sërish në këtë pozitë nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti. “Kryeministri Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, thotë qeveria në njoftimin për media.…

Lajme

24/02/2026 17:01

Getoar Mjeku do të vazhdojë të jetë zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë edhe në këtë mandat qeverisës.

Ai u emërua sërish në këtë pozitë nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.

“Kryeministri Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, thotë qeveria në njoftimin për media.

Sipas tyre, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku që e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, ka kontribuuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave sektoriale.