Gërvalla takon homologun e saj austriak: E informova në detaje rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg. Përmes një komunikate për media, MPJD ka njoftuar se me Ministrin për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, z. Alexander Schallenberg diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Ministrja Gërvalla…

Lajme

21/02/2024 16:52

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg.

Përmes një komunikate për media, MPJD ka njoftuar se me Ministrin për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, z. Alexander Schallenberg diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

MPJD ka njoftuar se ata kanë biseduar edhe për integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, ndërkohë që Ministrja Gërvalla e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. /Lajmi.net/