Gërvalla si Kurti brengoset për Gjermaninë: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë; Gjermania në krizë të rëndë ekonomike
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po brengoset për gjendjen ekonomike të Gjermanisë. Ajo në një intervistë për Tëve1, ka thënë se Gjermani është në krizë të rëndë ekonomike prandaj edhe shumë njerëz po kthehen në Kosovë. “Unë çdo herë takoj njerëz në aeroplan njerëz të cilët kanë ikur para një kohe…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po brengoset për gjendjen ekonomike të Gjermanisë.
Ajo në një intervistë për Tëve1, ka thënë se Gjermani është në krizë të rëndë ekonomike prandaj edhe shumë njerëz po kthehen në Kosovë.
“Unë çdo herë takoj njerëz në aeroplan njerëz të cilët kanë ikur para një kohe jo shumë të gjatë dhe po kthehen përsëri, sepse kanë konstatuar se jo gjithçka në Gjermani e Zvicer është e lehtë siç u duket. Pra, është e vërtetë që Evropa duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike, Evropa është duke vuajtur nga instabiliteti…edhe Franca…. Pra nuk jemi 1990. Gjermania është në krizë të rëndë ekonomike.” – tha ajo.
Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një tubim elektoral në Podujevë ku tha se Kosova po lulëzon ndërsa Gjermania është buzë recensionit.
“Kanë me nis me ardhë e me u kthy gjithnjë e ma shumë prej diasporës në Kosovë, se kur janë shku në vitet e 90’ta këtu ka qenë terrori i Serbisë e apartheidi, e kur kanë shku në Gjermani atje, azilin ua kanë dhanë menjëherë, banesën ja u kanë gjet, edhe Gjermania pat lulëzu se u pat bashku e u shndërruar në motorin e industrisë Evropiane.
Mirëpo sot, të dashur qytetarë, Kosova po lulëzon dhe Gjermania është buzë recensionit. Kanë me u kthy bashkatdhetarët tanë, por ne duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë Kurti.
Gjatë periudhës në të cilën Kurti e Gërvalla po thonë se Kosova po lulëzon ekonomikisht, anëtarë të shoqërisë civile kanë marr një iniciativë për bojkotin e supermarketeve për shkak të çmimeve të larta të cilat nuk po mund t’i menaxhojnë me pagat e tyre të ulëta.