Gërvalla: Shqiptarët në Zvicër rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se në Basel të Zvicrës është takuar me shqiptarë që janë aktivë në pjesë të ndryshme atje. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës në fushën e arsimit. “Në Basel…

Lajme

24/10/2024 18:42

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se në Basel të Zvicrës është takuar me shqiptarë që janë aktivë në pjesë të ndryshme atje.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se kanë folur për rritjen e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës në fushën e arsimit.

“Në Basel të Zvicrës takova veprimtarë, udhëheqës shoqatash, botues, biznesmenë dhe politikanë shqiptarë që po luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Zvicrës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit me Zvicrën në zhvillimin e mësimit dual në Kosovë, sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, rëndësinë e regjistrimit të mërgatës dhe krijimin e lidhjeve mes bizneseve nga Kosova dhe ato shqiptare në Zvicër.