Gërvalla shkon në Tiranë, do të marr pjesë në samitin SEECP
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet sot në Tiranë nën organizimin e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e SEECP, me ftesë të Ministrit për Evropë…

Lajme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet sot në Tiranë nën organizimin e Shqipërisë si Kryesuese e radhës e SEECP, me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Siç ka njoftuar MPJD, takimi ministror do të fokusohet në temën: “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”, duke ofruar një rast të mirë për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurueshmërisë dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian.
“Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë takim tregon përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës evropiane, si dhe mbështetjen për nisma që shtyejnë përpara paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në Evropën Juglindore”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. /Lajmi.net/