Gërvalla: Reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi juridik me Austrinë, në funksion të forcimit të shtetit ligjor
Reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi juridik me Austrinë, në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Kështu është deklaruar Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla pas një takimi që ka zhvilluar me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Georg Schnetzer. Më tutje Gërvalla është shprehur se Themelimi dhe funksionalizimi i Byrosë, jetësimi i…
Lajme
Reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi juridik me Austrinë, në funksion të forcimit të shtetit ligjor.
Kështu është deklaruar Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla pas një takimi që ka zhvilluar me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Georg Schnetzer.
Më tutje Gërvalla është shprehur se Themelimi dhe funksionalizimi i Byrosë, jetësimi i procesit të Vetingut, avancimi i pakos së projektligjeve të Reformës në Drejtësi dhe finalizimi i legjislacionit civil janë pjesë thelbësore e këtij angazhimi të përditshëm.
Reagimi i plotë:
Reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi juridik me Austrinë, në funksion të forcimit të shtetit ligjor
Mirëprita Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Georg Schnetzer, me të cilin folëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe avancimin e reformave institucionale.
Reforma në drejtësi është agjendë e qartë për transformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, forcimin e integritetit institucional dhe garantimin e përgjegjësisë para ligjit. Themelimi dhe funksionalizimi i Byrosë, jetësimi i procesit të Vetingut, avancimi i pakos së projektligjeve të Reformës në Drejtësi dhe finalizimi i legjislacionit civil janë pjesë thelbësore e këtij angazhimi të përditshëm, për të ndërtuar institucione më të forta, për të garantuar llogaridhënie reale dhe për të dëshmuar se askush, pavarësisht emrit, pozitës apo pushtetit, nuk qëndron mbi ligjin.
Theksova edhe rëndësinë e finalizimit të Marrëveshjes me Austrinë për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale, si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e ekstradimit, ndihmës së ndërsjellë juridike dhe transferimit të personave të dënuar.
Austria mbetet një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona i shërben forcimit të kapaciteteve shtetërore, avancimit të reformave dhe konsolidimit të një sistemi drejtësie që garanton sundimin e ligjit, integritetin institucional dhe përgjegjësinë para ligjit.