Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë këtu marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Gërvalla gjatë një paraqitje publike të martën, nuk është përgjigjur në pyetjet e “Rtv 21”. “A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtar siç ka…
Lajme
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë këtu marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Gërvalla gjatë një paraqitje publike të martën, nuk është përgjigjur në pyetjet e “Rtv 21”.
“A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtar siç ka thënë presidentja?” – është pyetur fillimisht Gërvalla.
“Kemi ardhë në konventën e industrisë së drurit dhe është kënaqësi…” – u përgjigj ministrja e Punëve të Jashtme.
Sërish, ajo u pyet se cilat janë raportet me amerikanët, ku tha:
“…dhe është kënaqësi të shohësh zhvillimin e jashtëzakonshme të kësaj pjese të industrisë sonë edhe me që jemi në këtë konventë…Për të tjerat flasim”.