Gërvalla për Pashkët Ortodokse: Paçi dritë, paqe dhe shpresë të ripërtërirë në jetë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe mirëqenieje për të gjithë. Përmes një postimi publik, ajo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për besimtarët ortodoksë në vend dhe në mbarë botën. “Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin dhe në mbarë…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe mirëqenieje për të gjithë.
Përmes një postimi publik, ajo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për besimtarët ortodoksë në vend dhe në mbarë botën.
“Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kremtojnë sot festën e shenjtë të Pashkës,” ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë begati dhe qetësi në çdo familje.“Pashkë të bardha e të bekuara për çdo familje e çdo shtëpi. Paçi dritë në shpirt, forcë në zemër dhe shpresë të ripërtërirë çdo ditë të jetës suaj. “Në fund, ministrja ka përmbyllur urimin e saj me fjalët: “Pashkë të gëzuara, për shumë mot, me vite të mbara përpara!”