Gërvalla paralajmëron ashpërsim të Serbisë ditëve të ardhshme, kemi takuar ambasadorët e QUINT-it

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se veprimet e Serbisë bazohen në ditën e djeshme, kur Kosova mori aprovimin e Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës (KiE) për anëtarësim. Gërvalla tha se së bashku me ministrin e Punëve tyë Brendshme, Xhelal Sceçla, kanë takuar ambasadorët e QUINT-it, prej të cilëve…

Lajme

17/04/2024 19:02

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se veprimet e Serbisë bazohen në ditën e djeshme, kur Kosova mori aprovimin e Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës (KiE) për anëtarësim.

Gërvalla tha se së bashku me ministrin e Punëve tyë Brendshme, Xhelal Sceçla, kanë takuar ambasadorët e QUINT-it, prej të cilëve kanë kërkuar një veprim të unifikuar.

“Po takohemi në një ditë të vështirë për vendin tonë. Përsëri është vrarë një grua në Kosovë, përsëri është vrarë nga burri i saj. Si institucione, kur dëgjojmë raste të tilla, gjithmonë pyesim se çfarë kemi mundur të bëjmë më shumë”.

“Kosova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KiE)mori aprovimin  se Kosova i plotëson kushtet për anëtarësim në KiE. KiE është ajo organizatë evropiane ndërkombëtare që i adreson nevojat e qytetarëve për drejtësi. Për të arritur deri në ditën e djeshme, kemi pasur qindra takime me qindra përfaqësues, që na kanë ndihmuar”.

“Po flasim për 82% të votave ditën e djeshme që është një konfirmim i rëndësishëm se Kosova ka bërë progres në sundimin  e ligjit, të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve jo-shumicë. Dy prej mesazheve që ja vlen të përmenden nga dje janë që Kosova në bazë të raportit duhet të anëtarësohet si shtet dhe jo si vend, si dhe do të hiqet fusnota.  Ishte një konfirmim i fuqizimit të subjektivitetit tonë”.

“Një veprim i tillë ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitarë të deklaratave të presidentit serb, i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovën por edhe shtetet e tjera që do të votonin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Dje nuk eci propaganda në atë seancë”.

“Nga bisedat direkte me udhëtarë dhe përfaqësuesin  e Kosovës në Serbi,  e dimë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve. Ata u janë nënshtruar edhe bisedave informative, si qëllim që të flitet për vitin 99 dhe UÇK”.

“Bashkë me ministrin Sveçla kemi takuar ambasadorët e QUINT-it dhe i kemi informuar për atë që po ndodhë dhe kemi kërkuar qasje demokratike”. EO