Gërvalla: Opozita po e bllokon Kuvendin që të formoj një Qeveri opozitare me Listën Serbe

Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla pas përfundimit të seancës së dhjetë konstituive të Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për media. Ajo ka thënë se bllokada e krijuar është krejtësisht e papranueshme dhe është shkaktuar nga opozita, e cila sipas saj po ia mohoj të  drejtën e votimit të fshehtë deputetëve të saj. ”Për mua është…

Lajme

03/05/2025 11:15

Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla pas përfundimit të seancës së dhjetë konstituive të Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për media.

Ajo ka thënë se bllokada e krijuar është krejtësisht e papranueshme dhe është shkaktuar nga opozita, e cila sipas saj po ia mohoj të  drejtën e votimit të fshehtë deputetëve të saj.

”Për mua është i pakuptueshëm ky hezitim për votimin e fshehtë që drejtuesirt e opozitës, partive opozitare ndaj deputetëve të saj. Ky mosbesim ndaj deputetëve të saj, tregon që vullneti për të bllokuar procesin është lehtë edhe njëkohësisht shumë vështirë të shpjegohet”, ka thënë Gërvalla.

Ajo i ka quajtur ‘filma’ e ‘finta’ veprimet e opozitës.

”A është kjo një përpjekje për të formuar një Qeveri opozitare me Listën Serbe apo është që pazaret mes tyre ende nuk kanë sjell rezultat apo deshirojnë ta qojnë vendin në zgjedhje të reja. Mendoj se paralajmërimi i vazhdueshëm i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit për zgjedhje të reja është një mesazh i cili nuk i drejtohet VV-së,  Guxo-së dhe Alternativa-së por i drejtohet në radhë të parë LDK-së e cila nuk duket se ka interesim për zgjedhje të reja. Ne nuk i sulmojmë zgjedhjet e reja por njëkohësisht edhe nuk i shmangemi atyre nëse është mënyra e vetme, por nuk do të donim që qytetarin ta qojmë përsëri te kutia e votimit pasi ai ka shprehur vullnetin e tyre”, ka thënë Gërvalla. /Lajmi.net/