Gërvalla në Belfast – pjesë e takimit të Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është duke marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. Ky takim zhvillohet sot edhe nesër në Belfast të Irlandës së Veriut, shkruan lajmi.net. Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit bashkon ministrat e punëve të jashtme të…

Lajme

08/10/2025 15:24

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është duke marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Ky takim zhvillohet sot edhe nesër në Belfast të Irlandës së Veriut, shkruan lajmi.net.

Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Komunikata e plotë e MPJD:

Ministrja Gërvalla merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor, në Belfast të Irlandës së Veriut, me pjesëmarrjen edhe të Sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në fokus të diskutimeve të këtij viti janë temat e sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit përballë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Gjatë punimeve të këtij procesi, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet nisma qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë./lajmi.net/