Gërvalla: Institucionalista, ku jeni? Kryetarin e propozon koalicioni fitues, askush tjetër -hiqni dorë nga bllokadat fëmijërore
Donika Gërvalla ka reaguar menjëherë pasi është ndërprerë seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se opozita po e vazhdon bllokimin e konstituimit të Kuvendit e që sipas saj, vetëm koalicioni fitues ka të drejtë ta zgjedh kryetarin e Kuvendit. “Institucionalista, ku jeni? Si ia shpjegoni votuesit…

Lajme
Donika Gërvalla ka reaguar menjëherë pasi është ndërprerë seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se opozita po e vazhdon bllokimin e konstituimit të Kuvendit e që sipas saj, vetëm koalicioni fitues ka të drejtë ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.
“Institucionalista, ku jeni? Si ia shpjegoni votuesit tuaj këtë bllokim të pakuptimtë dhe të papranueshëm të institucioneve? Meqë thoni që nuk i paskemi numrat për formim të qeverisë, pse nuk silleni institucionalisht dhe nuk mundësoni kalimin deri në atë pikë? Apo jeni ende të zënë me diskutimet se kush kujt ia vodhi votat me postë? Të mërkurën është shansi i radhës për të hequr dorë nga bllokadat fëmijërore dhe për të vazhduar me konstituimin e Kuvendit të Republikës”, ka shkruar Gërvalla. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: