Gërvalla i reagon opozitës që protestoi para RTK’së: S’janë gjeste të pjekura, seanca u transmetua në kanalin e tretë

Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave që transmetuesi publik mori sot nga deputetët e opozitës për mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të RTK’së, por në RTK3. Ai për për RTKlive, ka thënë se seanca e Kuvendit është transmetuar e plotë. “RTK nuk e ka censuruar Kuvendin, asnjë…

Lajme

16/10/2024 17:33

Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave që transmetuesi publik mori sot nga deputetët e opozitës për mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të RTK’së, por në RTK3.

Ai për për RTKlive, ka thënë se seanca e Kuvendit është transmetuar e plotë.

“RTK nuk e ka censuruar Kuvendin, asnjë fjalim të vetëm. Kuvendi është transmetuar në kanalin e tretë të RTK-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se seanca nuk është transmetuar në kanalin e parë, pasi qysh javë më parë ka qenë i planifikuar transmetimi i 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, aktivitet ky i cili është mbajtur sot dhe vazhdon edhe nesër.

Sot në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ku u diskutua për faljen e ambalazhuesve të ujit dhe bisedat e publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

RTK shkruan se krahas transmetimit në vazhdimësi në RTK 3, seanca e Kuvendit është transmetuar “live” edhe në faqen zyrtare të RTK-së në Facebook.