Gërvalla e godet Vuçiqin për vizitën në Moskë, e quan satelit të Rusisë
Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin polak “TVP”, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Rusi tek Vladimir Putini. Gërvalla ka thënë se Vuçiq muaj pas muaji po e dëshmon që është një satelit i Rusisë dhe se po e zbaton politikën ruse në përpikmëri.…

Lajme
Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin polak “TVP”, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Rusi tek Vladimir Putini.
Gërvalla ka thënë se Vuçiq muaj pas muaji po e dëshmon që është një satelit i Rusisë dhe se po e zbaton politikën ruse në përpikmëri.
“Është vërtet e vështirë të shpjegohet se si, muaj pas muaji, Presidenti serb Vuçiç u tregon të gjithëve se është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë.”, ka thënë Gërvalla.
“It is really difficult to explain how, month after month, the Serbian President Vučić, does show to everybody that he is a true Russian proxy,” said Donika Gërvalla-Schwarz [@gervallaschwarz], Deputy Prime Minister and Foreign Minister of Kosovo. pic.twitter.com/ZZQsnRgamD
— TVP World (@TVPWorld_com) May 8, 2025