Genta kujton një moment romantik me partnerin

Genta po shijon lidhjen me turkun Huseyin Usta.

ShowBiz

16/04/2020 20:47

Genta Ismajli muaj më parë konfirmoi lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta, shkruan lajmi.net.

Që nga koha kur u bë publike lidhja e tyre, nuk janë të pakta rastet kur Genta sjell fotografi dhe video bashkë me partnerin.

Së fundi, ajo postoi një video, në të cilën shfaqet me një buqetë trëndafila në duar, ndërsa i dhuronte puthje Huseyinit.

“Kthim në kohë, i dashuri im, të dua”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia la videos që e ndau me ndjekësit.

Për ndryshe, Genta ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri, por duket se pandemia ia prishi planet për ta publikuar. /Lajmi.net/