Gent Fatali: Ja pse nuk flas me Era Istrefin!
Reperi Gent Fatali i ftuar në emisionin MAD Day, për të promovuar këngën e tij më të fundit me titull “I ka krejt" foli edhe për marrëdhënien me këngëtaren Era Istrefi, me të cilën tre vjet më parë ka pasur bashkëpunimin për këngën “Shumë Pis”.

ShowBiz
Kënga, produksion i labelit Authentic fllimisht ishte destinuar për Gent Fatalin dhe Erën, por labeli Authentic e prishi kontratën me këngëtaren e njohur, pasi kjo e fundit nuk plotësoi disa kushte.
Por kjo gjë nuk e pengoi Era Istrefin ta ripunojë “Shumë pis” e ta publikojë në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.
Suksesi i këngës që duhej të ishte e Fatalit, e ka bërë Fatalin të ndihet xheloz. “Nuk mund ta mohoj faktin që ndihem xheloz për suksesin e këngës”, ka theksuar ai për Mad Tv.