Genc Prelvukaj zgjedhet anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës

Këngëtari, Genc Prelvukaj, njihet për kontributin e tij jo vetëm në muzikë por edhe politikë. Ai ka vite që merret me aktivitete politike në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net. Pak minuta më parë ai ka njoftuar se është zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo përzgjedhje ka ardhur pas propozimit…

ShowBiz

28/03/2024 15:36

Këngëtari, Genc Prelvukaj, njihet për kontributin e tij jo vetëm në muzikë por edhe politikë.

Ai ka vite që merret me aktivitete politike në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pak minuta më parë ai ka njoftuar se është zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo përzgjedhje ka ardhur pas propozimit të Memli Krasniqit.

Njoftimin ai e ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’, teksa ka bërë thirrje për rreshtim në PDK për ti dhënë sa më shumë shpirt betejave politike.

Postimi i plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj:

Pak minuta më parë, me propozim të kryetarit Krasniqi dhe me miratim të këshillit drejtues, jam zgjedhur anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, ju ftoj të rreshtoheni me PDK-në, për ti dhënë sa më shumë shpirt betejave politike të cilat janë para nesh!/Lajmi.net/