Genc Prelvukaj po vjen me këngë të reja

Para pak ditëve solli këngën e re "Vendi i origjinës".

ShowBiz

12/04/2019 10:19

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj para pak ditëve publikoi projektin e ri muzikor “Vendi i origjinës”, shkruan lajmi net.

Ky projekt nuk është realizuar për qëllime komerciale, është këngë që i dedikohet krahinës së Plavës dhe Gucisë.

Dhe tani, me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Genci paralajmëron projekte të reja për të cilat po punon mjaft shumë.

“Vazhdojme me kange te reja ??”, ka shkruar ai.

Presim të shohim befasinë që Prelvukaj ka përgatitur për publikun dhe fansat e tij të shumtë. /Lajmi.net/