Geci: Një kandidat për deputet i VV-së, një muaj para zgjedhjeve më tha “po flet keq për pushtetin, ruaju se të vrasin”
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka deklaruar sot në lidhje me kërkesën e tij për Albin Kurtin që të kërkoj falje për një postim të tij, i cili sipas Gecit ka nxitur ofendime e urrejtje në komente. Ai këtë e ka kërkuar me kusht që vajza e tij Marigona Geci t’ia jap…

Lajme
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka deklaruar sot në lidhje me kërkesën e tij për Albin Kurtin që të kërkoj falje për një postim të tij, i cili sipas Gecit ka nxitur ofendime e urrejtje në komente.
Ai këtë e ka kërkuar me kusht që vajza e tij Marigona Geci t’ia jap votën për Qeverinë.
“Ftesa për Kurtin me ardh në odën tonë, ka qenë tjetër send. Vetëm për me fol, duhet me kërku falje për postimin që e ka bë sepse në postimin e tij, në renditjen e komenteve janë 1 mijë komente që të më shajn mua. Unë kam dasht edhe me padit, por jemi konsultu me bacin Lil edhe me ka thënë pash zotin leje, leje edhe e kam lënë”, ka thënë Geci në Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se para zgjedhjeve ka marrë kërcënim nga një kandidat për deputet i listës së VV-së.
“Dy muaj para zgjedhjeve, e kam taku një kandidat për deputet i listës së LVV-së dhe ai më ka thënë poi flet keq për qeverinë, ruaju se të vrasin. Ka qenë kërcënim direkt sepse unë I kam thënë edhe atij të njëjtat që me kërku falje, të njëjtat I kam thënë. Më tha ti po flet keq, dëgjo bacin Lil I thash baci Lil e ka shkru këtë letër”, ka thënë Geci.
Ai gjithashtu ka thënë se kërcënimet e pushtetit nuk e frikësojnë.
“Pushteti të më vras, u mundojshin me më tut po a tutet arusha me shoshë. Nuk më tutin mua pushtetet që vrasin sepse nuk jam burrë që frigohna prje vdekjes, a e din pse? Se e kam të drejtën me vete, Zotin me vete dhe nuk I kam thirrë unë ata”, ka shtuar Geci.