Geci: Do të verifikohen të gjithë ata që janë ngritur në karrierë akademike përmes plagjiaturës

“Ardhmëria e Arsimit të Lartë nuk mund të mbetet në duart e profesorëve që janë ngritur përmes plagjiaturës dhe falsifikimeve”.

Lajme

06/12/2017 12:53

Kështu ka thënë sot zv/ministri i Arsimit, Arbër Geci, i cili bashkë me zv.Rektorin, Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe me Përfaqësuesin e Zyrës së Këshillit të Evropës, kanë trajtuar temën e Integritetit në Arsimin e Lartë, me theks të veçantë çështjen e Plagjiaturës nga Stafi Akademik.

“Pata kënaqësinë të shpreh vullnetin e Ministrit, z. Bytyqi dhe gjithë Ministrisë së Arsimit, për të krijuar mekanizma të kontrollit dhe verifikimit të gjithë atyre që janë ngritur në karrierën akademike përmes plagjiaturës dhe falsifikimit”, ka thënë Geci. /Lajmi.net/